Xhensila flet për herë të parë për raportin me Ledrin!

1 Min Lexim

Në mbrëmjen e fundit të “AG Show”, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u përball me pyetjen që shumë prej fansave e kanë bërë së fundmi: a ka diçka më shumë mes saj dhe Ledri Vulës?

Pas publikimit të klipit të tyre të ri, ku dyshja shfaqen në skena mjaft të afërta, rrjetet sociale u ndezën nga spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre. E ftuar në emision, Xhensila nuk i shpëtoi pyetjes direkte të prezantueses Aurela Gaçe, e cila, pa e zbutur fare, i tregoi një foto me Ledrin dhe i tha:
“A ka diçka më shumë mes jush?”

Reagimi i Xhensilës ishte plot humor:
“Seç mora vesh që kishe ftuar dashnorin në dasëm…”

Përtej batutave, këngëtarja vendosi të flasë hapur:
“Ishte një bashkëpunim muzikor, asgjë më shumë. Jemi dy profesionistë që kemi sjellë një projekt për publikun.”

Me këtë deklaratë, Xhensila i dha fund thashethemeve… të paktën për momentin.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente