Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka ndarë hapur me ndjekësit betejën e saj emocionale pas daljes nga formati. Në një video të publikuar në TikTok, modelja rrëfeu se ka kaluar një periudhë të vështirë psikologjike, të shoqëruar me ankth dhe sulme paniku.
“Kam qenë shumë keq. Kam qarë çdo natë, nuk guxoja të rrija vetëm. Ankthi më shoqëronte gjatë gjithë ditës,” tregoi ajo, duke ndarë për herë të parë sfidat që ka përjetuar jashtë kamerave.
Xheneta tha se përjetimi i izolimit për javë me radhë brenda shtëpisë dhe përballja e menjëhershme me vëmendjen publike pas daljes kanë ndikuar ndjeshëm në shëndetin e saj mendor.
Sidoqoftë, ajo theksoi se tashmë po punon për të rigjetur ekuilibrin: “Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten.”

