Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit

1 Min Lexim

Kriza politike në Kosovë vijon të thellohet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar për të 30-tën herë me radhë. Seanca e planifikuar për sot u ndërpre sërish për mungesë kuorumi, duke lënë të paralizuar një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Prej zgjedhjeve të fundit, partitë politike nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen e posteve drejtuese, përfshirë kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e kryesisë. Pa këtë hap të parë formal, çdo përpjekje për formimin e qeverisë mbetet e bllokuar.

Kryesia e Kuvendit njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet pas dy ditësh, në një tjetër përpjekje për të kapërcyer ngërçin institucional që po mban peng funksionimin normal të shtetit.

Ndërkohë, qytetarët mbeten spektatorë të një krize që zgjat, me pasoja të prekshme për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente