Ka nisur zyrtarisht procesi gjyqësor ndaj artistit të njohur Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual, abuzim dhe përdhunim. Seanca e parë është shoqëruar me dëshmi të forta dhe emocione të tensionuara.
Një punonjës seksi, Daniel Phillip, dëshmoi para trupit gjykues, duke rrëfyer një episod shqetësues në të cilin ai pretendon se është paguar nga Cassie Ventura, ish-partnerja e Diddy-t, për të kryer marrëdhënie seksuale ndërkohë që reperi e shikonte nga një cep i dhomës, duke u masturbuar. Phillip gjithashtu tha se kishte qenë dëshmitar i dhunës fizike të Diddy-t ndaj Cassie.
Dëshmia tronditi familjen e të akuzuarit, vajzat e tij, Chance (19 vjeç) dhe binjaket Jessie dhe D’Lila (18 vjeç), u larguan nga salla dy herë gjatë seancës. Edhe nëna e Diddy-t, Janice Combs, ishte e pranishme në momentin kur prokurorët shfaqën një video nga viti 2016, që tregonte reperin duke ushtruar dhunë fizike brutale ndaj Cassie në një korridor hoteli, duke e goditur me grushte dhe shqelma.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga prokuroria, Combs akuzohet për detyrim të shumë personave, burra dhe gra, për të përmbushur dëshirat e tij seksuale përmes frikësimit dhe dhunës.
Avokati i Diddy-t e ka përshkruar klientin e tij si një person të pafajshëm që po përballet me një sërë akuzash të pabazuara, ndërsa e konsideron të gjithë procesin si të padrejtë.
Procesi gjyqësor vjen disa muaj pas padisë së ngritur nga Cassie Ventura në nëntor të vitit 2023, ku ajo akuzoi artistin për përdhunime të përsëritura dhe dhunë fizike gjatë një marrëdhënieje që zgjati mbi një dekadë.