Vullkani Etna është zgjuar sërish. Pak orë më parë, një shpërthim i fuqishëm dërgoi re të zeza tymi dhe hiri në qiellin e Sicilisë, duke shkaktuar panik te dhjetëra turistë që ndodheshin pranë vullkanit në momentin e shpërthimit. Pamjet e publikuara tregojnë njerëz që vrapojnë në panik për t’u larguar nga zona.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, Etna po përjeton shpërthime të tipit Stromboli – një formë shpërthimi me intensitet në rritje. “Në orët e fundit, janë regjistruar reshje të hirit të imët në zonën Piano Vetore”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Etna është një nga vullkanet më aktive në botë dhe shpërthimet e tij të herëpashershme janë një spektakël natyror sa mahnitës, aq edhe potencialisht i rrezikshëm. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa udhëzimet për siguri janë shpërndarë për turistët dhe banorët lokalë.
#Etna éruption en live pic.twitter.com/EUeurtMVSN
— 🥗Aurelien Pouzin🍯 (@aurelienpouzin) June 2, 2025
Etna en éruption #etna #eruption pic.twitter.com/phvJ7KTBxj
— GFR (@kilianngfrr) June 2, 2025

