Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Astirit, pranë Bulevardit Migjeni në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor është përplasur nga një automjet pikërisht teksa po kalonte në vijat e bardha.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome, në kujdesin e mjekëve të Traumës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.