Duket se “telenovela Gjesti-Egli do të vazhdojë edhe për shumë gjatë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.
Pak minuta më parë, Egli Tako postoi një foto në Instastory, një selfie me mbishkrimin: “Natën e mirë.”
Në çdo rrethanë tjetër, kjo mund të dukej si një postim i zakonshëm, por ajo që e bën interesant është fakti se kjo shprehje ka qenë një nga “rrefrenët” më të përdorur nga Gjesti gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Duke marrë parasysh se mes Eglit dhe Gjestit ka pasur një raport të komentuar shpesh, që ndonëse asnjëherë nuk u konfirmua zyrtarisht, ka qenë vazhdimisht në vëmendje, kjo lëvizje e saj mund të interpretohet në disa mënyra: një kunj i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e tij, një sinjal që mes tyre ende ka diçka, apo thjesht një postim pa ndonjë prapavijë.
Çfarëdo të jetë, ne presim “episodin” e rradhës.


