Tiranë: Votat preferenciale ndryshojnë hartën politike! Surpriza dhe përjashtime nga Kuvendi

2 Min Lexim

Tiranë – Votat preferenciale ndryshojnë renditjen: Emra të njohur jashtë Kuvendit

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku deri tani janë përpunuar 75 nga 1282 kuti votimi.

Partia Socialiste, me 19 mandate të fituara, do të çojë në Parlament 7 deputetë nga lista e hapur, përveç 12 emrave të siguruar nga lista e mbyllur.

Deri tani, më i votuari është Blendi Gonxhja me 5080 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj (1880) dhe Erion Braçe (912). Ndër emrat që pritet të sigurojnë mandat janë edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, dhe Julinda Dhame.

Ndërkohë, jashtë garës për Parlamentin deri tani mbeten figura të njohura si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike, me 14 mandate, ka përfituar 2 mandate nga lista e hapur. Ilir Alimehmeti, me 1115 vota, është më i votuari, i ndjekur nga Jorida Tabaku (996), e cila rikthehet në Parlament. Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani mbeten aktualisht jashtë Kuvendit.

Ndër partitë e vogla:

  • Mundësia e Agron Shehajt siguron 1 mandat nga lista e mbyllur, ndërsa Erald Kapri mbetet jashtë.
  • Nisma Shqipëria Bëhet çon në Parlament Adriatik Lapajn, i cili ka grumbulluar më shumë vota preferenciale se Endri Shabani.
  • Lëvizja Bashkë, me 1 mandat, do të përfaqësohet nga Redi Muçi, ndërsa Arlind Qori nuk siguron ulëse.
  • PSD-ja çon në Kuvend Albana Pëllumbin si e para në listën e mbyllur.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente