
Blogeri i njohur Olti Curri ka dhënë detaje mbi skandalin e Tërmet Peçit. Edhe pse fillimisht nuk ka dhënë emër, ai bën me dije se i ka shkuar një video erotike e një eksponenti të PS.
Sipas tij, ai ka qenë duke kryer seks në makinë me një grua, por është kapur mat nga burri i saj dhe ka ikur me brekë nëpër këmbë.
“Një pyetje kam për Ilirjan Celibashin e pavarur: Meqë jemi në heshtje zgjedhore, nëse na vjen në inbox një video ku shihet një përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste, ish-kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, që shkëlqen në makinë një grua të martuar, dhe në momentin e ardhjes së bashkëshortit të saj, politikani hidhet nudo nga makina me pantallonat në dorë dhe ikën me vrap nëpër shkurre dhe lumenj – a mund ta postojmë?
Apo shkaktohet tërmet parazgjedhor dhe nuk jemi të përgatitur për tërmete të tilla që vrapojnë me allatë nëpër lumenj!?”, shkruan ai.
Më pas ai ka hedhur një tjetër postim, duke sinjalizuar se politikani është Tërmet Peçi, ish-kryebashkiaku i Tepelenës dhe kandidat për deputet tani.