Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës?

2 Min Lexim

Spektakli i “Miss Shqipëria 2025”, i mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës, dhuroi emocione të forta, elegancë dhe bukuri nga të gjitha trevat shqiptare. Mbrëmja finale u përmbyll me kurorëzimin e më të bukurës shqiptare për këtë vit: Valentina Gegprifti, konkurrentja me numrin 18, që rrëmbeu zemrat e publikut dhe vlerësimin maksimal të jurisë.

Në mesin e 25 finalisteve, Valentina u dallua për prezencën skenike, bukurinë natyrale dhe buzëqeshjen magnetike. Duartrokitjet për të nuk munguan as nga publiku në amfiteatër, as nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Juria e këtij edicioni përfshinte emra të njohur të artit, medias dhe modës si: Meridian Ramçaj, Zajmina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia. Ata ndanë edhe çmime të veçanta për vajzat më të spikatura në kategori të ndryshme.

Fitueset e çmimeve speciale ishin:

Shoqëruesja e parë: Klea Thaçi – nr. 17

Shoqëruesja e dytë: Laura Peka – nr. 11

Miss Earth: Kleja Sulejmani – nr. 3

Miss Supranational: Natalia Lalaj – nr. 1

Miss International – Albania 2025: Gledia Preja – nr. 25

Trupi më i bukur: Juna Latifi – nr. 4

Miss Buzëqeshja: Elsina Canaku – nr. 5

Miss Elite: Dea Hila – nr. 20 (do përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare)

Miss Miqësia: Xholin Xhabeu – nr. 12 (e votuar nga vetë finalistet)

Miss Elegance: Bleona Beqiraj – nr. 8

Miss Fotozhenia: Eloisa Llupo – nr. 2

Miss Social Media: Dajana Elmasllari – nr. 23

Çmimi i Publikut: Kleja Sulejmani – nr. 3 (me 22.6% të votave online)

Një mbrëmje ku bukuria u shfaq në shumë forma dhe ku vajzat shqiptare treguan se kanë stil, inteligjencë dhe ambicie për të shkëlqyer jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente