Nëse një ditë njerëzimi zhduket nga faqja e dheut, kush do të marrë rolin tonë si specie dominuese? Sipas biologut evolutiv të Universitetit të Oksfordit, Tim Coulson, përgjigjja mund t’ju habisë: oktapodët.
Po, ato krijesa misterioze me tetë krahë dhe sy të mençur që jetojnë në thellësitë e oqeaneve mund të jenë pasardhësit e ardhshëm të qytetërimeve të zhvilluara.
Sipas Coulson, oktapodët janë jashtëzakonisht inteligjentë, dinë të përdorin mjete, zgjidhin probleme komplekse, ndryshojnë ngjyrën për të komunikuar dhe fshehen me një mjeshtëri që rivalizon agjentët sekretë. Truri i tyre? Unik, i shpërndarë në gjithë trupin, çka u jep një kontroll të jashtëzakonshëm mbi secilin krah veçmas.
Megjithatë, një problem i madh i ndan nga ndërtimi i një perandorie si e jona: jetojnë në ujë dhe nuk kanë skelet. Pra, për momentin, ndërtimi i qyteteve apo teknologjisë sipërfaqësore duket i pamundur.
Por Coulson beson se me mijëra, apo edhe miliona vjet evoluimi, këto krijesa mund të zhvillojnë një qytetërim nënujore me rregulla, mjete, ndoshta edhe arkitekturë të tyre.
Deri atëherë, njerëzimi është ende në timon… por kush e di? Ndoshta në të ardhmen do të flasim për epokën e oktapodëve. 🐙