Një përplasje fizike mes adoleshentesh ka ndodhur së fundmi në sheshin “Nënë Tereza”, në zemër të Tiranës. Sipas Policisë, gjashtë vajza të mitura janë konfliktuar me dy të tjera për motive të dobëta.
Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, ngjarja është referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të gjitha vajzat e përfshira.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetase të mitura, pasi në sheshin ‘Nënë Tereza’, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetase të tjera të mitura.”
Ngjarja ngre sërish shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune në ambientet publike.

