Kombëtarja e Serbisë do të luajë ndeshjen e saj të parë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 ndaj Shqipërisë, më 7 qershor në Tiranë. Vetëm tre ditë më pas, serbët do të presin Andorrën në stadiumin “Dubočica” në Leskovc.
Trajneri Dragan Stojkoviç ka publikuar një listë të zgjeruar futbollistësh për këto dy sfida të para, ku nuk mungojnë surprizat. Rikthimi i Aleksandar Katait në ekipin kombëtar ka qenë një nga lëvizjet më të komentuara, ndërsa janë përfshirë edhe disa emra nga Superliga serbe, si portieri Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923).
Lista përfundimtare e lojtarëve që do të përfaqësojnë Serbinë në këto kualifikuese do të publikohet më 30 maj. Serbia është pjesë e Grupit K, së bashku me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.
