Selvije Jao ka thyer heshtjen për ndarjen nga këngëtari Shpat Kasapi, me të cilin ka edhe një djalë, Roel. Në një bisedë me ndjekësit përmes opsionit “Ask me a question” në Instagram, ajo tregoi se pavarësisht ndarjes, marrëdhënia e Shpatit me të birin mbetet e fortë dhe e shëndetshme.
“Roeli ka babin më të mirë në botë, që punon shumë dhe suporton rritjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan Selvija, duke theksuar se nuk është e vetme në përkujdesjen ndaj djalit.

Çifti, që u martua në një ceremoni private në vitin 2022, është ndarë kohët e fundit. Pas ndarjes, Selvija është larguar nga Tirana së bashku me të birin. Ajo ka rikthyer mbiemrin e saj të vajzërisë në rrjetet sociale, ndërsa ajo dhe Shpati nuk ndjekin më njëri-tjetrin online, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një ribashkim.

