Rrëfimi personal i Julias: I kam bërë të gjitha për vajzën time!

1 Min Lexim

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Julia Iliriani, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, ndau një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së saj, duke prekur publikun me historinë e sakrificës si nënë emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me emocione dhe sytë me lot, Julia tregoi për vështirësitë që ka kaluar me të bijën, Renee Reffo, në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë larg Shqipërisë. Në një nga momentet më të dhimbshme të intervistës, ajo kujtoi një episod kur nuk kishin më ushqim në shtëpi.

“Vajza më tha: ‘S’ka problem mami, në shkollë kemi ushqim në drekë, unë s’do ta ha, do e ndajmë bashkë.’”

Julia theksoi se, pavarësisht vështirësive, nuk është dorëzuar asnjëherë. “I kam bërë të gjitha për vajzën time,” – u shpreh ajo, duke treguar anën e saj më të fortë, por edhe më njerëzore.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente