Rinis rinumërimi i votave së diasporës tek Parku Olimpik!

1 Min Lexim

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, ka rinisur sot procesi i rinumërimit të votave të ardhura nga diaspora, që po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë. Bëhet fjalë për një procedurë të gjatë dhe komplekse, e cila po monitorohet nga afër nga përfaqësues të forcave politike dhe autoritete zgjedhore.

News24 raporton se numëruesit janë kthyer në tavolinat e tyre, ku po vijojnë me hapjen e zarfeve dhe kontrollin e fletëve të votimit, në përpjekje për të garantuar transparencë dhe korrektësi maksimale.

Ndërkohë, pritshmëritë janë që procesi të zgjasë për disa ditë, për shkak të volumit të lartë të zarfeve dhe natyrës së ndërlikuar të verifikimit së votave që vijnë nga emigrantët shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente