Rikthimet që befasojnë: Kjo nuancë e biondes do të jetë trendi i kësaj vere

2 Min Lexim

Me ardhjen e pranverës, gjithçka rreth nesh rigjallërohet – dhe bashkë me natyrën, zgjohet edhe dëshira jonë për ndryshim. Garderoba merr frymë më të lehtë, por ndryshimi nuk ndalet vetëm aty. Flokët shpesh janë hapi i parë për të përqafuar një fillim të ri.

Tradicionalisht, me largimin e dimrit lëmë pas nuancat e ftohta dhe i hapim rrugë toneve më të ngrohta – karamel, baleyage me ngjyra të buta, apo reflektime mjaltë. Por pranvera dhe vera e 2025-ës po sfidojnë pritshmëritë, duke risjellë në skenë nuancat e ftohta të biondes.

Një prej të famshmeve që ka tronditur ‘rregullat e zakonshme’ është Lindsay Lohan. E njohur për eksperimentet e saj me nuanca të kuqe dhe bionde të ngrohta gjatë karrierës, aktorja ka befasuar me një pamje të re: një bjonde e akullt, me tone të zbehta e të ftohta, që parukieri Dimitris Giannetos e përshkruan si “almond milk hair” – flokë në ngjyrën e qumështit të bajames.

Kjo zgjedhje nuk është një rastësi e modës së momentit, por një sinjal se trendet po ndryshojnë. Vajzat po guxojnë të sfidojnë sezonet dhe po mbajnë flokët në nuanca të ftohta edhe në muajt më të ngrohtë dhe çuditërisht, duken fantastike.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente