Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë solli jo vetëm deklarata politike dhe premtime për të ardhmen e Europës, por edhe një moment që duket se po kthehet në “trademark” personal të kryeministrit shqiptar. Edi Rama, si për të ndjekur një ritual tashmë të njohur, u gjunjëzua sërish përpara Giorgia Melonit, duke sjellë një nga skenat më të komentueshme të ditës.
Reagimi i kryeministres italiane nuk vonoi:
“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë,” tha ajo, duke ironizuar me të qeshur gjestin e Ramës, i cili edhe këtë herë u sigurua të jetë në fokusin e objektivave.
Ndërsa mediat merren me momentin epik, Meloni u shpreh për mediat:
“Nuk kam shkuar në Gjadër, por puna vazhdon, jemi në rrugën e duhur”.
Takimi, që zhvillohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, mblodhi në Tiranë liderë nga 47 vende europiane. Por mesa duket, edhe këtë herë, disa centimetra gjatësi dhe një gjunjëzim simbolik arritën të spostojnë për pak vëmendjen nga fjalimet zyrtare.

