Armina Mevlani, blogerja dhe figura e njohur e ekranit shqiptar, është shfaqur së fundmi në një intervistë televizive në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku ka folur për projektet e saj aktuale dhe planet për të ardhmen. Megjithatë, ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e publikut, sidomos në rrjete sociale, ishte pamja e saj fizike.
Në videon që u shpërnda menjëherë pas emisionit, reagimet e ndjekësve në platformat online nuk vonuan. Komentet ishin të ndryshme – disa ngritën aludime për një shtatzëni të mundshme, të tjerë u përqendruan te ndryshimet në peshë apo pamjen e fytyrës.
Midis komenteve më të përhapura ishin:
“Qenka barse kjo?”, “Qenka shtatzënë”, “Uaaa sa qenka shëndoshur”, si dhe disa më ironikë si “Qeka bërë katrore Armina”.
Nga ana tjetër, disa ndjekës ngritën pikëpyetje për ndërhyrje të mundshme estetike, me komente të tilla si: “A është shëndoshur apo i ka bërë reaksion botoxi?”

Për momentin, Armina nuk ka reaguar ndaj komenteve që qarkullojnë në rrjet. Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive në projektet e saj dhe të mbajë një profil publik të ndjekur nga mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

