“Qaja në dysheme” – Largimi nga ekrani dhe zhgënjimi pas BBV, rrëfimi i Roza Latit!

2 Min Lexim

Moderatorja Roza Lati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një rrëfim të gjatë dhe të ndjerë për raportin e saj me televizionin, duke treguar për herë të parë periudhat e vështira që ka kaluar, si profesionalisht, ashtu edhe personalisht.

Gjithçka nisi pas një komplimenti nga një ndjekëse që e kërkonte sërish në ekran. Roza reagoi me sinqeritet: “Më është shpifur televizioni në këtë periudhë të jetës sime.”

Ajo ndalet veçanërisht te eksperienca me emisionin “Why Not” në RTV Ora, të cilin e quan “një nga periudhat më të bukura, por edhe më të lodhshme emocionalisht.” Moderatorja zbulon se mungesa e stafit dhe presioni i vazhdueshëm e shtynë në limite të forta emocionale. “Kam pasur ditë që mbas xhirimeve kthehesha në shtëpi dhe shtrihesha në tokë nga të qarët. Jo se nuk kisha mbështetje, por më vriste që nuk mund t’i jepnim dot audiencës gjithçka siç duhej.”

Moderatorja rrëfen gjithashtu humbjen e dy qenve të saj dhe përjetimin e një aborti, që e përshkruan me një imazh simbolik në postim.

E pyetur për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania 3”, Roza nuk e fsheh zhgënjimin edhe për këtë eksperiencë: “E njoh mirë spektaklin, e njoh montazhin. M’u shpif edhe ajo eksperiencë.”

Në fund, Roza shpreh hapur kritikat ndaj mënyrës se si përzgjidhen moderatorët në televizionet shqiptare sot. Ajo thekson se shpesh u jepet hapësirë personave pa përgatitje apo aftësi komunikimi, ndërsa prapa kuintave diktohen nga kufje në vesh.

“Po i jepet drejtimi i programeve njerëzve që nuk kanë as eksperiencë, as magjinë e fjalës. Thjesht dëgjojnë çfarë t’u thuhet në kufje”, shkruan Roza.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente