Përfundon numërimi në Korçë!

1 Min Lexim

Mbyllet numërimi në Korçë: PS ruan epërsinë, PD siguron 4 mandate

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në qarkun e Korçës. Sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka dalë në krye me 57,213 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 36,405 vota.

Nga rezultatet, PS ka siguruar 6 mandate deputetësh, ndërsa PD 4 mandate.
Lëvizja Shqipëria Bëhet ka arritur të marrë 4,520 vota, dhe Partia Socialdemokrate 2,518 vota, por nuk kanë arritur të fitojnë mandat.

Qarku i Korçës është ndër të parët ku procesi i numërimit është mbyllur pa problematika, duke reflektuar një garë të qartë mes dy partive kryesore.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente