PD kërkesë KQZ: Na vini në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora

1 Min Lexim

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit lidhur me procesin e votimit nga diaspora. Në fokus të kësaj kërkese janë votat e ardhura nga Greqia, për të cilat PD ka ngritur dyshime për manipulim, duke kërkuar që këto zarfe të numërohen të fundit.

PD kërkon nga KQZ dokumentacion të detajuar për:

  • Verifikimin ligjor të mënyrës së identifikimit të votuesve të diasporës dhe marrjes së zarfeve me firmë dhe me kod sigurie;
  • Inventarin e plotë të fletëve të votimit të diasporës të papërdorura, vendndodhjen dhe kushtet e ruajtjes;
  • Numrin e fletëve të votimit të vulosura por të pashpërndara, përfshirë ato të fondit rezervë;
  • Sasinë e zarfaceve A dhe B të papërdorura dhe vendndodhjen e tyre aktuale;
  • Procesverbalet dhe akt-konstatimet që përshkruajnë saktësisht:
    • numrin e zarfeve të dorëzuara nga KQZ tek DHL,
    • ato të kthyera si të parregullta,
    • si dhe ato të rikthyera nga DHL për arsye të ndryshme.

PD thekson rëndësinë e transparencës maksimale në këtë proces dhe kërkon që çdo fazë e administrimit të votës së diasporës të mbulohet me dokumentacion të plotë provues.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente