Pas përfundimit të BBV, Gjesti flet për herë të parë për Egli: Më mungon…

2 Min Lexim

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Gjesti po përpiqet të gjejë ritmin e jetës jashtë kamerave. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, ai foli për emocionet e pas-spektaklit, marrëdhënien me Eglin dhe projektet e reja në muzikë.

“Ka bashkëpunime në horizont, por s’dua të zbuloj shumë,” tha Gjesti, duke shtuar se disa prej këngëve të tij të reja janë të frymëzuara nga ndjenja të vërteta. “Kënga Halite është reflektim i së kaluarës sime, është reale. 98% i kam qenë vetja ime brenda shtëpisë së BBV.”

I pyetur për marrëdhënien me Eglin, Gjesti pranoi se situata është disi e ndërlikuar:

“Më mungon koha me të, por jemi të ngarkuar. Unë me karrierën time, ajo me të sajën. Kemi një marrëdhënie dhe ajo ka rëndësi për mua.”

Në lidhje me banorët e tjerë, ai tha se kontaktet kanë qenë të kufizuara për shkak të angazhimeve, por zbuloi se me Valbonën ka ruajtur komunikimin.

“Kam qenë shumë i ngarkuar pas daljes. Të kthesh veten në realitet pas gjithë asaj eksperience, nuk është aq e lehtë.”

Duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij në dy versionet e formatit, Gjesti tregoi se në BBV Kosova do ishte treguar më i ashpër.

“Nuk do e lija askënd të më shkelte me këmbë atje. Ndërsa në BBV Albania, gjithçka shkoi më mirë.”

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente