Pas largimit të papritur të Albës, edhe Lim Hoti ka marrë një vendim befasues duke braktisur garën në Ferma VIP. Ai është larguar vullnetarisht nga shtëpia, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në spektakël.
“Për mua, Ferma VIP ishte një eksperiencë spektakolare që do ta mbaj mend gjithë jetën. Kam përjetuar momente shumë të bukura dhe falënderoj nga zemra produksionin, fermerët dhe publikun. U largova sepse nuk po e përballoja më. Kam përgjegjësi jashtë, punë që më presin, dhe ndjeva se ishte koha të kthehem në jetën time,” u shpreh ai.
Në fund të fjalës së tij, Limi shprehu edhe mbështetjen për një nga konkurrentet:
“Finaliste e shoh Big Mamën dhe i uroj fitoren.”

