Pas 12 vitesh martesë Erion Isai i jep fund zyrtarisht martesës me Ajlin Petrelën

1 Min Lexim

Kryetari i Bashkisë së Ersekës dhe aktori i njohur i humorit, Erion Isai, është ndarë zyrtarisht nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela. Gjykata e Tiranës përmbylli procesin e divorcit në muajin prill të këtij viti, duke i dhënë fund martesës që zgjati më shumë se një dekadë.

Sipas vendimit të bërë publik nga disa media, gjykata konstatoi se “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit mes palëve”, se “ata jetojnë të ndarë” dhe se martesa “ka humbur kuptimin”. Çifti ka dy fëmijë nga kjo martesë.

Megjithëse prej kohësh në media ishin përfolur tensione në marrëdhënien e tyre, asnjë nga palët nuk e kishte konfirmuar publikisht ndarjen deri në zyrtarizimin e saj. Deri më tani, Erion Isai nuk ka reaguar publikisht për vendimin e gjykatës.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente