Numërohen rreth 63% e zarfeve! PS dominon edhe në Diasporë, ndiqet nga PD.

3 Min Lexim

TIRANË-Teksa procesi i numërimit të voatve nga diaspora ende nuk ka përfunduar, Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Opozita kërkon vendosjen në dispozicion të të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor që lidhet me procesin e votimit të diasporës, me theks të veçantë në mënyrën e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve nga kompania ndërkombëtare postare DHL.

Kërkesa gjithashtu përfshin informacion të detajuar për:

-inventarin e fletëve të votimit të papërdorura,
-kushtet e ruajtjes së tyre,
-zarfat rezervë të pavulosura apo të papërdorura,
-raportet ditore të dorëzimeve dhe kthimeve të DHL,
-si dhe ndërhyrjet eventuale nga autoritetet doganore apo policore gjatë dërgesave.

Ndërkohë kompania postare DHL më herët i është përgjigjur KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa problematika të konstatuara në Greqi. Në shkresën që mban datën 9 maj, thotë se numri i zarfeve të dorëzuara në Greqi është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.

DHLNga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në rë gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL.

Partia Demokratike nënvizon se ky informacion është thelbësor për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme nga Komisioneri Shtetëror. Ndërkohë edhe Partia Socialiste i është drejtuar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit me një kërkesë. Socialistët kërkojnë që të merret një vendim në lidhje me votat e emigrantëve nga Greqia.

‘Përplasjet’ për votën e diasporës

Me hapjen e kutive të para të numërimit në vend, nisi edhe hapja e votave të diaporës. Por, Partia Demokratike kërkoi që çdo zarf me fleta votimi që ka ardhur nga Greqia të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet, pasi pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS. Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e  PD për të mosnumëruar zarfet e mbërritura nga Greqia, pasi demokratët kanë pretenduar se ka pasur anomali. Ndërkohë pasi KQZ mori vendim që të vijonte numërimi dhe të liheshin mënjanë votat e Greqisë, Partia Socialiste e ankimoi dhe e çoi në KAS, duke thënë se ky vendim ishte i paligjshëm. Sipas KAS vendimi është nxjerrë në kundërshtim të Kodit Zgjedhor, pasi kjo kompetencë i takon Rregullatorit.

Shpërndaj këtë artikull