Procesi i numërimit të votave nga diaspora për qarkun e Durrësit vijon, ndërsa janë publikuar të dhënat e para paraprake. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Haxhiaj, nga 20.100 zarfe të mbërritura në total, janë hapur dhe numëruar deri tani rreth 4.300.
Të dhënat tregojnë një mbështetje më të madhe për Partinë Socialiste, e cila deri në këtë fazë ka marrë 65.5% të votave. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 24.5%.
Ndërkohë, rreth 5% e votave kanë shkuar për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Diferenca mes dy forcave kryesore politike vlerësohet të jetë rreth 1.700 vota.