Lezhë – Vijon numërimi, gara e ngushtë mes PS dhe PD
Prej orësh ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës. Deri në këto momente janë përpunuar 81 kuti votimi nga gjithsej 245 që ka ky qark.
Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore: Partia Socialiste ka siguruar deri tani 9,055 vota, ndërsa Partia Demokratike ndjek nga afër me 8,744 vota.
Ndërkohë, koalicioni “Shqipëria Bëhet” ka marrë 1,018 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka grumbulluar 614 vota.