Deri në orën 23:30 janë numëruar 4079 kuti votimi nga gjithsej 5225 të tilla në të gjithë vendin.
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një avantazh të dukshëm për Partinë Socialiste në ndarjen e mandateve sipas qarqeve.
Aktualisht, PS numëron 82 mandate në total, edhe pse ka humbur një në qarkun e Lezhës në favor të Partisë Demokratike. Performancën më të mirë socialistët e kanë shënuar në qarqet e Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.
Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga PD ka siguruar 52 mandate, duke përfituar edhe një në Lezhë, që më parë ishte i Partisë Mundësia.
Sa i përket forcave të reja politike, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit renditet si forca e tretë në Kuvend me 3 mandate. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka arritur të sigurojë një mandat, po ashtu edhe Lëvizja Bashkë me një të tillë. Partia Mundësia ka marrë dy mandate.

