Dibër – PS në avantazh, vijon numërimi i votave
Procesi i numërimit të votave në qarkun e Dibrës vijon prej shumë orësh. Deri tani janë përpunuar 60 kuti votimi nga gjithsej 222 që ndodhen në këtë qark.
Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 10,823 vota, ndërsa koalicioni opozitar ka arritur të sigurojë 6,875 vota.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 195 vota dhe koalicioni “Shqipëria Bëhet” ka grumbulluar 206 vota.

