
Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 468 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej.
PS ka marrë 73603 vota, ndërsa PD ka siguruar 35455 vota.
Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë mbi 38 mijë votash.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.