Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate!

1 Min Lexim


Shkodër: Avantazh për Partinë Demokratike – PSD ruan pozicionin si forcë e tretë

Në Qarkun e Shkodrës janë numëruar 237 nga 405 kuti votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh prej 2171 votash për Partinë Demokratike ndaj Partisë Socialiste.

Përkthyer në mandate:

  • Partia Demokratike: 5 mandate të sigurta
  • Partia Socialiste: 4 mandate
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 2 mandate

Ashtu si katër vite më parë, PSD-ja konfirmon veten si forcë e tretë në këtë qark, duke ruajtur pozitat e fituara më parë dhe duke siguruar sërish dy deputetë.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente