Fier – PS thellon avantazhin, numëruar 157 kuti nga 587
Procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit vijon, ndërsa deri më tani janë përpunuar 157 kuti nga gjithsej 587.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë ruan një epërsi të ndjeshme, duke marrë 25,836 vota, që përbëjnë 63.39% të totalit të votave të numëruara deri tani.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 10,244 vota ose 25.13%.
Forca e tretë deri në këtë fazë është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, me 1,691 vota, që përfaqëson 4.15% të votave.

