Alba Pollozhani dhe Lim Hoti ishin dy nga personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të “Ferma VIP”. Gjatë qëndrimit në spektakël, ata krijuan një lidhje të ngushtë, e cila u pasua nga momente që ndezën kuriozitetin e publikut. Një nga episodet më të përfolura ishte kur, pas një debati, ata kaluan natën së bashku në të njëjtin krevat, duke rritur spekulimet mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Pas daljes nga “Ferma VIP”, lidhja e tyre vazhdoi dhe madje nisën të bashkëjetonin. Së fundmi, Alba ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke njoftuar se pas një periudhe reflektimi, ata kanë vendosur të ndahen.
“Dua të falënderoj publikun që më mbështet dhe më vlerëson për atë që jam. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndaj me ju diçka kaq personale, por ndihem se është momenti i duhur për ta thënë qartë: Unë dhe ai, pas një periudhe reflektimi, kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon,” shkruan Alba.
