Këtë verë keni nevojë për ekperienca të reja për të mos rënë në përsëritje? Nëse përgjigjja është “po”, atëherë kemi një lajm të mirë për ju!
Vetëm 2 minuta larg detit në Shëngjin, ndodhet një apartament luksoz dhe i mobiluar me kujdes, gati për të mirëpritur çifte, familje apo grupe shoqërie që duan të shijojnë një eksperiencë të plotë relaksi dhe komoditeti.
Me interier modern, ambiente të pastra, të bollshme dhe një ballkon ku mund të shijoni mëngjesin me aromën e detit apo një darkë nën tingujt e natyrës, do të ndiheni si në një resort privat.
Ndodhur në një zonë të qetë, por shumë pranë çdo shërbimi, apartamenti është i rrethuar nga restorante buzë detit, bare për të shijuar një koktej veror, supermarkete për çdo nevojë dhe farmaci.
Por ajo që e bën këtë shtëpi vërtet të veçantë është peisazhi që ju serviret – Laguna! Një oaz i gjelbërimit ku rosat notojnë nën rrezet e diellit, duke krijuar një atmosferë të rrallë qetësie dhe bukurie natyrore.
Në vitet e fundit, Shëngjini është shndërruar në një ndër zonat më të preferuara të turistëve të huaj, falë natyrës së bukur, mikpritjes tradicionale dhe zhvillimit të shërbimeve turistike. Me përurimin e rrugës së re Shëngjin–Velipojë, tashmë mund të përshkoni me lehtësi një nga segmentet më panoramike të bregdetit shqiptar, duke eksploruar edhe plazhin e Velipojës për vetëm pak minuta larg.
Kjo afërsi midis dy prej perlave të bregdetit verior është një mundësi fantastike për ata që duan të kombinojnë qetësinë me aventurën.
Për ata që kërkojnë më shumë se një vend për të fjetur , që duan përjetime, peisazhe, komoditet dhe lehtësi, kjo është zgjedhja ideale për pushimet tuaja verore.
📍 Vetëm 2 minuta nga deti
🛏️ Apartament komod dhe luksoz
🌿 Pamje përballë lagunës
🍽️ Ambient i pasur me restorante, lokale e shërbime
☀️ Ideale për çifte, familje dhe miq
Ku mund ta gjeni? Ja këtu!

