Një dramë e re ka nisur mes Aulona Mustës dhe Beniada Nishanit!

1 Min Lexim

Një përplasje e re duket se ka nisur në showbizin shqiptar, këtë herë mes Aulona Mustës dhe Beniada Nishanit. Shkak është bërë një deklaratë e bërë nga Aulona gjatë një interviste në podcast-in “The Dalina Show”, ku ishte e ftuar së bashku me Fatma Haxhialiun.

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”, u shpreh Aulona, duke kritikuar drejtpërdrejt aftësitë e moderimit të Beniadës.

Reagimi i kësaj të fundit nuk vonoi. Pas publikimit të trailer-it të emisionit të saj, Beniada ndau në InstaStory një video që u interpretua gjerësisht si një kundërpërgjigje për Aulonën.

“Qentë le të lehin, karvani ec përpara,” shkroi modelja dhe moderatorja, teksa shihej duke u përgatitur për puntatën e radhës të emisionit që drejton.

Kjo përplasje publike pritet të ndezë reagime dhe komente në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim tjetër nga Aulona.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente