Pas përfundimit të rrugëtimit në “Big Brother VIP”, Egli Tako po i rikthehet me energji muzikës. Ajo ka publikuar vetëm pak ditë më parë këngën e saj me titull “Jetë” e cila u komentua nga ndjekësit si një dedikim për Gjestin.
E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Egli zbuloi se ky projekt nuk është një krijim i rastësishëm, por rezultat i një pune të hershme artistike.
“Kënga ‘Jetë’ nuk është thjesht një ide spontane. Kam vite që merrem me muzikë, kam kryer shkollë arti dhe kam pesë këngë të tjera të përgatitura më herët,” – tha ajo.
Egli theksoi se muzika është pasioni i saj më i madh dhe një profesion për të cilin ka luftuar fort.
“Kam lobuar për muzikën më shumë se për çdo gjë tjetër. Nuk jetoj dot pa të.”
Sa i përket mesazhit të këngës, ajo la gjithçka në dorë të publikut, duke mos zbuluar nëse është një dedikim apo jo.
“Arti është subjektiv. Nuk dua ta lidh me dikë specifik, dua që kushdo ta përjetojë në mënyrën e vet. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”