Veliaj në burg, por në TikTok influencer me orar të plotë!
Erion Veliaj, kryetari (ish? aktual? virtual?) i Bashkisë së Tiranës, ndodhet në burg. Po e theksojmë që në fillim, sepse kushdo që hyn në profilin e tij në TikTok mund të mendojë se është në pushime, në një tur promovues apo ndoshta duke drejtuar një agjenci kreative që ndjek trendet globale me sy të shqiponjës.
Pavarësisht se realiteti i tij ndodhet pas hekurave, realiteti i rrjeteve të tij sociale është krejt tjetër: ngjyra, filtra, kërcime, muzikë, storytelling, efekte të sinkronizuara me ritmin e internetit. Në një kohë kur çdo qytetar i zakonshëm do të priste heshtje, reflektim ose të paktën një ndalesë për arsye “etike” e profesionale, faqja e Veliajt në TikTok vazhdon me një ritëm kaq të lartë postimesh sa që ndjekësit e tij ndihen më afër një ylli të TikTok-ut se sa një Kryetari Bashkie.
Po cilët janë këto duar të padukshme që menaxhojnë imazhin e tij virtual? Kush është ky talent misterioz që ndjek çdo trend viral, përdor çdo “sound” që është “në valë”, vendos tekstin në kohën e duhur dhe do t’a kishte zili çdo agjenci marketingu?
Gjithçka është në kontrast të fortë me realitetin. Në burg për çështje të lidhura me abuzimin me detyrën, ndërkohë në rrjet si një influencer. I vetmi kryetar që, edhe nga qelia, nuk humbet asnjë video për “For You Page”.
Dhe kështu, në përfundim, le të themi hapur: kushdo që po i menaxhon TikTok-un Erion Veliajt, të lutem, menaxho edhe timin! Sepse të kesh një shef në burg dhe të arrish të mbash imazhin e tij më “cool” se ndonjëherë më parë, kërkon jo vetëm talent, por mjeshtëri, guxim dhe një dozë të mirë ironie ndaj realitetit. Faleminderit që po na kujton se në Shqipëri, edhe burgjet kanë koneksion me trendet. Bravo maestro,mesa duket, nuk njeh kufij. As ligjorë, as kreativë.
Më poshtë po ju lejmë të “shijoni” videot e një KRYETARI BASHKIE!
@erionveliaj_ Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë 🎬
♬ HAVHAVHAV – Rapfelsefesi
@erionveliaj_ Nëse diçka duhet të ishte ilegale, është negativiteti. Sezoni turistik s’pret, unë punoj edhe kur s’jam në zyrë.
♬ sonido original – Andrea Gálvez🥀
@erionveliaj_ Kam shitur fiq, harruat? Shërbim në mensa sociale, baltë, Tirana mbi supe. Nuk ka sfidë që më tremb.
♬ original sound – Annabel
@erionveliaj_ Gjithashtu, i urojmë shumë suksese çunave të Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme. E gjithë Shqipëria është me ju! 🇦🇱
♬ original sound – Erion Veliaj
@erionveliaj_ Jam mirë për të interesuarit, thjesht jam duke menduar për rrugët, pemët dhe shkollat 🙂
♬ suono originale – BRAINROT-77
@erionveliaj_ Nuk është thjesht një punë. Është alarm para lindjes së diellit, mesazhe pa fund dhe një qytet që pret zgjidhje në çdo cep. Ndërkohë, disa mendonin se e kaloja ditën duke pirë kafe në zyrë. Tirana nuk u ndërtua vetë.
♬ Crunk in time wuki Remix – zboard40
@erionveliaj_ Nga një grusht turistësh, në mbi 10 milionë vizitorë në vit. Tirana sot është destinacion, jo ndalesë. Dhe kjo s’është rastësi, është punë, vizion dhe dashuri për qytetin. 🇦🇱✨
♬ original sound – SAINTED
@erionveliaj_ Që prej vitit 2015, kemi punuar për ta sjellë Tiranën në një standard europian. Sot, Tirana është dëshmi se vizioni dhe përkushtimi sjellin ndryshim. Jo thjesht një premtim i mbajtur, por një standard i ri i vendosur.
♬ ECE Marketing Airball – EC Equine Marketing
@erionveliaj_ Tirana është selektive. 😂
♬ original sound – Erion Veliaj
@erionveliaj_ Kur e filluam këtë detyrë, 📍stadiumi “Selman Stërmasi” ishte një parkim i madh autobusësh, një vend ku shiteshin makina të përdorura. Ky ishte imazhi ynë në atë kohë dhe fatkeqësisht, sytë na ishin mësuar me të shëmtuarën. Të njëjtën pamje gjetëm edhe te 📍stadiumi “Qemal Stafa” – aty ishte ndoshta gomisteria më e madhe në Shqipëri, ku ndërroheshin përditë goma makinash dhe vaj-filtra. Sot “Arena Kombëtare” është një super stadium 🏟️, ku për pak ditë luhet ndeshja kundër Serbisë, i cili ka pritur edhe një finale të Conference League. Por, gjithashtu është edhe një qendër e madhe IT, ka një stacion të rëndësishëm të radios, restorante, kafene, një hapësirë plot jetë, që gëlon nga aktivitetet. Tani shikoni pak projektin e ri që kemi gati për “Selman Stërmasin”. Në zhvendhjet e ideuar nga një prej studimeve më prestigjoze të arkitekturës në botë, OMA, i cili nuk do të jetë vetëm rindërtim i një stadiumi, por i shumës më shumë se aq – një vizion për të ardhmen e qytetit dhe një kapitull i ri për SK Tiranën. 🥰 Për mua është një ëndërr që po bëhet realitet, të cilën e kam dashur që ditën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës. 💪🏼❤️
♬ original sound – MOTORSPORT FILES