Samsung po përgatitet të prezantojë një version të ri të unazës inteligjente Galaxy Ring, e cila premton të sjellë risi të jashtëzakonshme në tregun e pajisjeve të veshshme.
Sipas burimeve, versioni i ri i “Galaxy Ring” do të ketë aftësinë për të matur temperaturën e trupit të përdoruesit, por edhe të objekteve dhe njerëzve përreth. Kjo teknologji e avancuar do të ndihmojë jo vetëm në monitorimin e shëndetit personal, por edhe në rritjen e ndërveprimit të përdoruesit me mjedisin përreth.
Me këtë hap, Samsung synon të konkurrojë fort me pajisje si “Oura Ring” dhe të integrojë më tej shëndetin digjital me inteligjencën artificiale. Pritet që unaza të përfshijë edhe veçori si:
Monitorim të gjumit
Matje të pulsit dhe stresit
Ndjekje të ciklit menstrual
Sinkronizim me aplikacione të Samsung Health
📅 Prezantimi zyrtar pritet të ndodhë gjatë verës së 2025-s, krahas lançimit të produkteve të reja Galaxy.