Neda flet për raportin me Arbrin pas “Big Brother”

2 Min Lexim

Pas përfundimit të aventurës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Neda Balluku ka ndarë për publikun një anë më personale të eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në vend. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ish-banorja foli për marrëdhënien që ka ndërtuar me Arbrin, e cila sipas saj ka vijuar edhe jashtë spektaklit.

“Arbri është një nga fitoret e mia më të mëdha nga kjo eksperiencë,” u shpreh Neda me një buzëqeshje domethënëse. “Që nga momenti i parë, më priti me një qasje shumë pozitive. Më ngjan shumë, ndaj edhe gjetëm shumë gjuhë të përbashkëta.”

Edhe pse në shtëpi nuk munguan debatet mes tyre, Neda tha se këto nuk kanë ndikuar në raportin e ndërtuar:

“Pas çdo debati, ne pinim kafen bashkë. Flisnim për fëmijët, për jetën jashtë. Ishte një lidhje që doli përtej lojës – njerëzore, e pastër dhe shumë e sinqertë.”

Ajo shtoi se Arbri ka qenë gjithmonë i kujdesshëm dhe i respektueshëm në çdo situatë:

“E ndieja që më respektonte dhe nuk ma kurseu kurrë këtë ndjesi. Ishte aty me një ndjeshmëri të rrallë.”

Miqësia mes tyre, e lindur nën presionin e kamerave dhe dinamikave të lojës, duket se po vijon me të njëjtin intensitet edhe jashtë, duke dëshmuar se ndonjëherë lidhjet më të vërteta ndërtohen në rrethana të pazakonta.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente