Beatriçe, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, njihet për diskrecionin në jetën personale. Megjithatë, një moment i ndjerë pas performancës së saj në gjysmëfinalen e Eurovision-it në Basel u kthye menjëherë në një nga më të komentuarit në rrjet.
Menjëherë pasi u konfirmua se Shqipëria do të jetë pjesë e finales së madhe të së shtunës, këngëtarja u pa duke u përqafuar dhe shkëmbyer një puthje të përzemërt me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli. Një skenë që nuk i shpëtoi kamerave dhe u bë virale në rrjetet sociale.

Edhe pse Beatriçe rrallë flet për jetën private, marrëdhënia e saj me Marcello-n është shfaqur herë pas here në prapaskenat e eventeve muzikore, ku ai ka qenë pranë saj si mbështetje e fortë. Kjo puthje simbolike pas suksesit në Eurovision, tregoi jo vetëm emocionet e një momenti të rëndësishëm në karrierë, por edhe forcën e lidhjes së tyre jashtë skenës.
