Mira Murati kurorëzon dashurinë në një ceremoni private në Toskanë

2 Min Lexim

Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm që e bëri një nga figurat më të spikatura në botën e teknologjisë, Mira Murati, shqiptarja që udhëhoqi zhvillimin e ChatGPT, ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni tërësisht private në Toskanë, Itali.

Me vetëm disa muaj që e ndajnë nga momenti kur nëna e saj, me shaka, pyeti ChatGPT-në se kur do të martohej vajza e saj, duket se përgjigjja erdhi në mënyrën më të papritur mes dashurisë, natyrës italiane dhe një atmosfere plot ndjenjë.

Sipas raportimeve nga ‘A2Cnn’, ceremonia është zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe në përputhje me një standard të lartë konfidencialiteti. Asnjë detaj nuk është bërë publik nga organizatorët, ndërsa të ftuarit janë pajisur me marrëveshje që ndalojnë shpërndarjen e fotove apo informacionit nga dita e veçantë.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se dasma ka qenë një ndërthurje harmonike e traditës shqiptare me magjinë e Toskanës. Mira ka zgjedhur të vishet me një kostum tradicional nga jugu i Shqipërisë, konkretisht nga zona e Vlorës, një homazh i ndjerë ndaj rrënjëve të saj. Ceremoninë e kanë shoqëruar tingujt e këngëve dhe valleve popullore shqiptare, që kanë sjellë frymën e vendlindjes në një nga skenat më romantike të Italisë.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull