Mes lotësh, Edlira Çepani flet për Gert Bogdanin!

2 Min Lexim

E ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin, Edlira Çepani ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse dhe personale të jetës së saj: kujtimin për bashkëshortin e ndjerë, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë pas një arresti kardiak, në moshën 44-vjeçare.

Me emocione të dukshme dhe me fjalë të mbushura me dashuri, Çepani tha se besimi në Zot ka qenë një nga shtyllat që e ka ndihmuar të përballojë këtë humbje të madhe:

“Nuk ka moment të flitet për Gertin dhe unë të mos prekem. Ai ishte gjysma ime më e mirë. Kemi ndërtuar gjithçka bashkë. S’kishim asgjë të ndarë – çdo gjë e përbashkët.”

Ajo theksoi se, ndonëse Gerti nuk është më fizikisht pranë saj, dashuria e tij është ende e gjallë në jetën e saj dhe të fëmijëve:

“Na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Jeta ime nuk do jetë kurrë pa Gertin, sado e gjatë apo e shkurtër të jetë. Na mungojnë këshillat e tij, i kishte gjithmonë të sakta. Më mungon që nuk ndaj më sukseset si dikur.”

Një rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm, që dëshmon forcën e një gruaje përballë humbjes, por edhe dashurinë që nuk shuhet me kohën.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente