Modelja australiane e platformës OnlyFans, Annie Knight, ka përfunduar në spital pas një sfide seksuale të pazakontë që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe median ndërkombëtare.
28-vjeçarja u bë pjesë e një “maratone seksuale” ku, sipas saj, ka kryer marrëdhënie me 583 burra brenda vetëm 6 orësh. Sfida, e cila u zhvillua më 18 maj, pati pasoja të rënda për shëndetin e saj, duke e detyruar të shtrohej në spital dy ditë më vonë.
Në një video të publikuar nga shtrati i spitalit, Knight shkruante me ironi:
“Të shtrohesha në spital sepse bëra seks me 583 burra nuk ishte në qëllimet e mia për vitin 2025.”
Në një prononcim për “Us Weekly”, ajo deklaroi se ndjeu dhimbje intensive dhe përjetoi gjakderdhje të konsiderueshme pas sfidës.
“Nuk jam shumë mirë. Kam pasur shumë gjakderdhje që kur përfundoi sfida. Do mbijetoj, por është e dhimbshme,” u shpreh modelja.
E pyetur nëse ishte penduar për eksperimentin ekstrem, Knight tha se nuk ndiente keqardhje dhe shtoi se u habit nga fakti se e realizoi më “lehtë” se ç’e kishte menduar. Ajo përmendi gjithashtu se rekordi i saj i mëparshëm ishte 24 partnerë në një ditë.
Në përballje me komentet kritike në rrjet, modelja mbrojti burrat pjesëmarrës në sfidë, duke thënë: “Në fund të ditës, këta burra thjesht donin të bënin seks. Më mërzit kur shoh njerëz që i sulmojnë.”
Ngjarja ka ngjallur debat për kufijtë e ekspozimit në rrjet, shëndetin seksual dhe presionin e të qenit “viral” në epokën e platformave online.