Mamaja e Ledrit flet për ndarjen e tij me Sarën!

2 Min Lexim


Xheraldina Vula, nëna e reperit të njohur Ledri Vula, ka folur hapur për herë të parë për ndarjen e bujshme të djalit të saj me ish-partneren, Sara Hoxha. E ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo pranoi se lajmi i ndarjes i ka befasuar të gjithë.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija ndahet nga partneri, sidomos kur kanë qenë çift kaq i mirë. U ndjemë keq, por të rinjtë nuk pyesin më,” – tha Xheraldina me sinqeritet.

Ajo shtoi se ndonëse Ledri dhe Sara janë ndarë si çift, marrëdhëniet e familjes së saj me Sarën nuk kanë ndryshuar.
“Unë me Sarën vazhdoj të kem kontakt, sepse kemi mbesën. Ajo vjen, e viziton gjyshen e Ledrit dhe e sjell vajzën. Marrëdhëniet janë miqësore dhe të respektueshme.”

Ndarja e çiftit bëri bujë në vitin 2023, duke qenë një nga çiftet më të ndjekur të showbiz-it shqiptar. Së fundmi, në media është përfolur për një lidhje të mundshme të Ledrit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë, duke lënë të hapur dyshimet për një strategji marketingu.

Në një intervistë të dhënë në “E Diell”, vetë Ledri ka deklaruar:
“Jemi ende miq me Sarën, çdo gjë e bëjmë për Poin. Nuk e kemi menduar që do përfundonte kështu, por ndodhin gjërat. Me rëndësi është si e vazhdon jetën.”

Ai e përshkroi marrëdhënien me Sarën si një histori të bukur dashurie që përfundoi pa një arsye të qartë, duke nënvizuar se e rëndësishme për të është tani për tani vajza e tyre, Poem Blu.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente