Image ref 119690312. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

Linda Rama: Gatuaj vetë, nuk kam dado për fëmijën!

2 Min Lexim

Në një panel të organizuar në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Investimeve në Tiranë, Linda Rama – aktiviste për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama – solli një rrëfim personal për sfidat që ka përjetuar në ruajtjen e identitetit të saj përballë pozicionit të partnerit të saj në qendër të politikës shqiptare.

“E kuptova më pas që më duhej të ruaja identitetin tim profesional e personal. Si e bëra? Ishte shumë sfiduese.”

Ajo ndau me publikun një nga vështirësitë më të mëdha: skepticizmi i njerëzve që nuk besonin se ajo do të mund të vazhdonte të ishte po ajo që ishte edhe para se të bëhej “zonja e parë”.

“Ju thoja gjithkujt që unë do të vazhdoj të jem i njëjti person si më parë dhe do të punoj në të njëjtën fushë si më parë, por ishte shumë e vështirë për ta ta besonin,” tha ajo.

Linda ndaloi edhe tek përditshmëria e saj.

“Fëmijës tim i gatuaj vetë”, u shpreh ajo, duke shtuar se nuk mban një agjendë fikse dhe nuk ngas vetë makinën.

Në përmbyllje, Linda Rama nënvizoi hendekun mes perceptimit publik dhe realitetit të saj:

“Njerëzit nuk e lidhin dot këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm,” duke hedhur dritë mbi jetën që shpesh mbetet jashtë syve të publikut – atë të gruas që përpiqet të mos humbasë vetveten, edhe kur është në krah të pushtetit.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente