Një deklaratë e papritur nga Alba Pollozhani ka habitur jo vetëm banorët e “Ferma VIP”, por edhe publikun.
“Dua të largohem nga Ferma VIP,” – u shpreh Alba, pas transmetimit të një klipi mes Limit dhe Nennës, ku ata u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shtrat.
Alba tregoi se ndjenjat që kishte shfaqur për Limin dhe situata e re i kanë krijuar një gjendje të papërshtatshme për të qëndruar më gjatë në fermë.
“Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë vetëm me atë që kisha,” – tha ajo.
Por larg dëshpërimit për një histori ndjenjash, Alba u shpreh se vendimi i saj lidhet me diçka më të thellë se kaq, me vlerat dhe energjinë që dominon në shtëpi:
“Kam disa parime që nuk mund t’i shmang në jetë. Nuk ka lidhje vetëm me Limin. Ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë. Energji që ndonjëherë na lidh, por shpesh bllokohet nga protagonizmi i tepruar. Nuk jam e lumtur me intrigat dhe skemat që bëhen vetëm për të dalë në qendër të vëmendjes.”
Deklarata e Albës pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikën e lojës. A do të vendosë vërtet të largohet? Apo do të përballet me sfidat dhe t’i qëndrojë deri në fund bindjeve të saj?
