Lajmet për ndarje nga Elgit Doda, Klea Huta thyen heshtjen!

1 Min Lexim

Në një kohë kur titujt bombastikë shpërndahen me një shpejtësi marramendëse dhe lajmet pa burim bëhen “të vërteta” brenda disa orëve, rrjetet sociale u ndezën sërish nga një tjetër spekulim – këtë herë në qendër të vëmendjes ishin dy nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar: Klea Huta dhe Elgit Doda.

Thashethemet për një krizë në marrëdhënien e tyre nisën të përhapen si flakë në bar të thatë. Portale të ndryshme aluduan për ndarje, për distancë emocionale dhe për një përfundim të papritur të një historie dashurie që ndër vite ka ngrohur zemrat e publikut.

Por këtë herë, zërat u përgënjeshtruan shpejt nga vetë Klea Huta. E kontaktuar nga emisioni “Prive”, moderatorja dhe këngëtarja vendosi të reagojë qartë dhe pa asnjë ekuivok:

“Meqenëse po më pyesni, po ju them që nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajme. Jemi më të lumtur se kurrë,” – u shpreh ajo.

Me vetëm një fjali, Klea mbylli kapitullin e një “krize” që, mesa duket, kishte lindur vetëm në imagjinatën e disa portaleve.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente