Kukulla Labubu nxjerr jashtë loje bankat në Kinë!

1 Min Lexim

Autoritetet kineze kanë ndaluar përdorimin e kukullave virale Labubu si mjet promovues nga bankat, pas një fushate të bujshme të Ping An Bank që ofronte një kukull për klientët që depozitonin 50,000 juan për tre muaj. Fushata u bë virale në rrjetet sociale, duke nxitur një interes të madh për këto lodra të koleksionueshme, por gjithashtu duke ngritur shqetësime për praktikat e marketingut në sektorin financiar.

Sipas autoriteteve, përdorimi i dhuratave të tilla rrit ndjeshëm kostot operacionale të bankave dhe mund të dëmtojë stabilitetin financiar në një periudhë me norma të ulëta interesi dhe fitime të vogla.

Labubu, krijuar nga dizajneri hongkongas Kasing Lung dhe prodhuar nga kompania Pop Mart, është kthyer në një fenomen kulturor, i promovuar edhe nga figura të njohura si Lisa e Blackpink dhe Rihanna. Kukullat shiten në “blind boxes”, duke krijuar ethe koleksionimi dhe çmime të larta në tregjet dytësore.

Ndalimi në Kinë është pjesë e një tendence më të gjerë për të kontrolluar promovimet me ndikim të madh psikologjik dhe për të ruajtur etikën në shërbimet financiare.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente