KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë

1 Min Lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë shpërndarjen e mandateve parlamentare për katër qarqet e vendit: Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, njoftoi se në qarkun e Kukësit, koalicioni opozitar PD-ASHM siguron dy mandate, të cilët i marrin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, ndërsa Partia Socialiste fiton një mandat për Eduard Shalsin.

Në qarkun e Lezhës, PD-ASHM merr katër mandate, të cilët i marrin Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, ndërsa PS fiton tre mandate për Ulsi Manjën, Ermal Pacajn dhe Admir Kadelin.

Në Korçë, PS dominon me gjashtë mandate për Niko Peleshin, Rominë Kuko, Genti Lakollarin, Ilirjan Pendavinjin, Bledion Çomon dhe Besën Spahon, ndërsa PD-ASHM siguron katër mandate për Ivi Kason, Ledina Alollin, Bledion Nallbanin dhe Fidel Krekën.

Në qarkun e Gjirokastrës, PS merr tre mandate për Mirela Kumbaron, Tritem Peci dhe Piro Dhimën, ndërsa koalicioni opozitar merr një mandat për Tritan Shehun.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente